BALLKANI

Turqia ofron ndihma për familjet në nevojë në Maqedoninë e Veriut

"Në kuadër të kësaj dërgimi i ndihmave për familjet në nevojë në 323 rajone në 98 shtete tregon përpjekjen për t'iu përcjellë atyre përshëndetjen e vëllezërve nga Turqia", tha Alkan

Furkan Abdula  | 11.05.2019 - Përdıtësım : 12.05.2019
Turqia ofron ndihma për familjet në nevojë në Maqedoninë e Veriut ( Furkan Abdula - Anadolu Agency )

Shkup

Kryesia e Çështjeve Fetare të Turqisë dhe Fondacioni i Çështjeve Fetare (TDV) kanë shpërndarë kuponë për blerjen e ushqimeve për familjet në nevojë në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup, raporton Anadolu Agency (AA).

Në kuadër të programit të zhvilluar në bashkëmpunim me atasheun për çështje fetare të Ambasadës së Turqisë në Shkup, familjeve në nevojë u janë dhënë kuponë me vlerë 1000 denarë (rreth 15 euro) për blerjen e ushqimeve.

Në ceremoninë e mbajtur në kuadër të kësaj, krahas atasheut për çështje fetare Murat Alkan, kryetarit të Departamentit të Vendeve Euroaziatike të Çështjeve Fetare të Diyanetit, Ömer Faruk Savuran, morën pjesë edhe tre vullnetarë nga Fondacioni i Çështjeve Fetare (TDV) nga Turqia.

Në një deklaratë për AA, Alkan tha se Ramazani është një muaj i bekuar ku dhurimi arrin kulmin e tij.

Ai tha se Kryesia e Çështjeve Fetare (Diyanet) këtë vit çështjen e dhurimit ‘infak‘ e ka përcaktuar si temë të muajit Ramazan. "Në kuadër të kësaj dërgimi i ndihmave për familjet në nevojë në 323 rajone në 98 shtete tregon përpjekjen për t'iu përcjellë atyre përshëndetjen e vëllezërve nga Turqia", tha Alkan.

"Në të njëjtën mënyrë kemi realizuar edhe dorëzimin e pakove me ushqime për muajin e Ramazanit për 250 familje. Këtë mbrëmje do të shtrojmë edhe iftarin për 250 persona në fshatin Radanje në Shtip", bëri të ditur Alkan i cili ka shtuar se me kontributet e Diyanet-it dhe TDV-së në Maqedoninë e Veriut kanë dorëzuar kuponët e ndihmës për 250 famije.

"Lutemi që sofrat tona të Ramazanit të jenë të mbushura me bollëk, paqe dhe larg nga të qenurit shfaqje si dhe larg shpërdorimit. Në këtë pikë u përcjell nga Maqedonia e Veriut dhe nga Shkupi përshëndetjet e mia për Kryesinë e Çështjeve Fetare, Fondacionin e Çështjeve Fetare si dhe të gjithë vëllezërve tanë që kanë kontribuar", tha Alkan.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.