BALLKANI

Thaçi pret në takim lamtumirës shefen e EULEX-it në Kosovë

"Kjo (bashkëpunimi me EULEX-in), dëshmon se rrugëtimi i Kosovës do të jetë i koordinuar dhe bashkëveprues me autoritetet e BE-së", tha presidenti Thaçi pas takimit lamtumirës me Papadopoulou

Agim Sulaj   | 11.07.2019
Thaçi pret në takim lamtumirës shefen e EULEX-it në Kosovë ( Erkin Keçi - Anadolu Agency )

Prishtinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në një takim lamtumirës shefen e Misionit të EULEX-it në vend, Alexandra Papadopoulou, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas takimit i cili ka qenë i mbyllur për media presidenti Thaçi falënderoi punën e Papadopoulou dhe bashkëpunimin e "të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës dhe autoriteteve të rendit dhe ligjit të Bashkimit Evropian".

"Një punë dhe bashkëpunim ky i shkëlqyer që ka qenë, i të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës dhe autoriteteve të rendit dhe ligjit të Bashkimit Evropian. Kjo dëshmon se rrugëtimi i Kosovës do të jetë i koordinuar dhe bashkëveprues me autoritetet e BE-së me synimin tonë të qartë që të ndodhë sa më shpejtë, liberalizimi i vizave por edhe perspektiva konkrete evropiane", tha Thaçi.

Papadopoulou është diplomate e lartë greke me përvojë të gjerë në Ballkan, e cila ka shërbyer edhe më parë në Kosovë si Shefe e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në vitin 2000.

Ajo ka shërbyer edhe si Përfaqësuese e Përhershme e Greqisë në BE në Bruksel, si dhe ka qenë drejtoreshë e përgjithshme për çështjet e BE-së në Ministrinë e Jashtme Greke gjatë presidencës greke të BE-së në vitin 2014.

EULEX Kosova ka filluar në vitin 2008 si misioni civil më i madh në kuadër të Politikës së Përbashkët të BE-së për Siguri dhe Mbrojtje.

Kujtojmë se Misioni i përgjithshëm i EULEX-it, i cili ka filluar në Kosovë në vitin 2008, është t’u asistojë autoriteteve të Kosovës në ngritjen e institucioneve të qëndrueshme dhe të pavarura të sundimit të ligjit. EULEX-i funksionon brenda kornizës së Rezolutës të Këshillit të Sigurimit të OKB-së 1244.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın