BALLKANI

TDV shpërndan kurbane në Shqipëri

Fondacioni i Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë (TDV) ka shpërndarë pjesë të kurbanit për familjet në nevojë në Qarkun e Tiranës

Fatjon Cuka   | 12.08.2019
TDV shpërndan kurbane në Shqipëri

Tiranë

Institucionet dhe organizatat nga Turqia edhe këtë vit kanë vazhduar me shpërndarjen e pjesëve të kurbanit për familjet në nevojë në Shqipëri, raporton Anadolu Agency (AA).

Në ditën e dytë të festës së Kurban Bajramit, Fondacioni i Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë (TDV) ka shpërndarë pjesë të kurbanit për dhjetëra familje në nevojë në fshatin Laknas në Qarkun e Tiranës.

Këshilltari për Çështjet Fetare pranë Ambasadës së Turqisë në Tiranë, Bekir Yanılmaz, për AA tha se shpërndarja e kurbaneve nga TDV është një shembull i dashamirësisë dhe vëllazërisë së popullit turk për shqiptarët.

"Sot kemi shpërndarë kurbanet e dhuruar nga Fondacioni i Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë për vëllezërit tanë në Shqipëri. Ky është një shembull i mirë sepse ne çdo vit e realizojmë këtë projekt për vëllazërinë shqiptaro-turke. Urojmë që ky lloj bashkëpunimi, kjo lloj vëllazërie të vazhdojë edhe më tej, sepse vëllazëria jonë, miqësia jonë është shumë vjeçare dhe ka një kohë të gjatë që vazhdon mes dy shteteve", u shpreh Yanılmaz.

Duke ju uruar muslimanëve shqiptarë Kurban Bajramin, Yanılmaz theksoi se dëshiron që ky lloj projekti të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme.

Fondacioni i Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë ka therur 10 bagëti të trasha në Shqipëri duke shpërndarë pjesë të kurbanit për 350 familje në nevojë në Qarkun e Tiranës.

Në shenjë solidariteti me familjet në nevojë, institucionet dhe organizatat e ndryshme nga Turqia në bashkëpunim me organizatat shqiptare çdo vit organizojnë shpërndarjen e pakove të kurbanit në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın