BALLKANI, Operacioni Burimi i Paqes

"Synimi i operacionit 'Burimi i Paqes', të shpëtojë sirianët nga persekutimi i terroristëve"

Ambasadorja turke gjithashtu njoftoi se pas nisjes së operacionit organizata terroriste PYD/YPG-PKK ka shkrepur mbi 600 mortaja në drejtim të vendbanimeve në Turqi

Seyyid Emin  | 16.10.2019 - Përdıtësım : 17.10.2019
"Synimi i operacionit 'Burimi i Paqes', të shpëtojë sirianët nga persekutimi i terroristëve" ( Seyyid Emin - Anadolu Agency )

Shkup

Ambasadorja e Turqisë në Shkup, Tülin Erkal Kara, theksoi se synimi përfundimtar i operacionit "Burimi i Paqes" në veri të Sirisë është që ta shpëtojë popullin sirian nga persekutimi i terroristëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Ambasadorja turke në konferencën për media me përfaqësuesit e mediave të vendit, bëri vlerësime në lidhje me lajmet e rreme në media, padrejtësinë që bëhet ndaj Turqisë, si dhe qëndrimin e bashkësisë ndërkombëtare.

"Synimi përfundimtar i operacionit 'Burimi i Paqes', të cilin e filluam më 9 tetor 2019 kundër kërcënimeve terroriste shumë dimensionale që burojnë nga Siria kundrejt sigurisë tonë kombëtare, është të garantojmë sigurinë e kufijve të vendeve tona, neutralizimin e terroristëve të PKK-PYD/YPG-së që ka masakruar 40 mijë njerëz tonë, parandalimin e rigjallërimit të terrorit të DEASH-it, si dhe shpëtimin e popullit sirian nga persekutimi i terroristëve", tha Kara.

Kara tha se operacioni realizohet në përputhje me të drejtën e Turqisë për vetëmbrojtje, në rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB), si dhe në të drejtën e vetëmbrojtjes sipas nenit 51 të Kartës së OKB-së, duke respektuar integritetin territorial dhe unitetin e Sirisë.

"Shqetësimet tona në lidhje me terrorin e PYD-së, YPG-së dhe PKK-së në verilindje të Sirisë, si dhe pritjet tona legjitime në lidhje me këtë shumë herë janë shpërndarë me SHBA-të dhe vendet përkatëse aleate. Është treguar çdo lloj përpjekje për të gjetur një zgjidhje diplomatike për krijimin e një zone të sigurtë që do të eliminojë shqetësimet tona të sigurisë në lindje të Eufratit. Në të gjitha bisedimet tona theksuam se nuk do të hezitojmë të përdorim të drejtën tonë për vetëmbrojtje që rrjedh nga e drejta ndërkombëtare nëse do të ketë nevojë", u shpreh Kara.

Kara po ashtu foli edhe për dëmet e shkaktuara nga organizata terroriste PYD/YPG ndaj Turqisë dhe popullatës lokale, duke treguar se ashtu si në operacionet e kaluara, edhe operacioni "Burimi i Paqes" shënjestron organizatat terroriste në fjalë, strehimoret, pozicionet, armët dhe mjetet e tyre. Ajo theksoi se po ndërmerret çdo lloj mase që të mos pësojnë dëme popullata civile, bazat dhe pikat e vëzhgimit të aleatëve.

Ajo tregoi se në kuadër të operacionit janë neutralizuar mbi 600 terroristë të PKK-së, PYD/YPG-së, 24 prej të cilëve janë dorëzuar tek forcat e sigurisë.

Ambasadorja turke gjithashtu njoftoi se pas nisjes së operacionit organizata terroriste PYD/YPG-PKK ka shkrepur mbi 600 mortaja në drejtim të vendbanimeve në Turqi.

"Këto sulme të cilat përveç qytetarëve tonë shënjestruan edhe sirianët e strehuar në vendin tonë, masakruan edhe fëmijë në mesin e të cilëve edhe gjashtë foshnje. Operacioni do ta vazhdojmë derisa elementet terroriste të pastrohen nga ky rajon, derisa të vendoset siguria jonë kufitare dhe derisa të shpëtohet populli sirian nga persekutimi i PYD/YPG-së dhe DEASH-it", theksoi ajo.

Kemi për qëllim që operacionin ta përfundojmë derisa elementet terroriste të pastrohen nga ky rajon, të vendoset siguria jonë kufitare, si dhe të shpëtohet populli sirian nga persekutimi i PYD/YPG-së dhe DEASH-it", theksoi ajo.

Ndër të tjera, Kara theksoi se operacioni synon të mbështesë përpjekjet ndërkombëtare për lehtësimin e kthimit të sirianëve në mënyrë të sigurtë dhe vullnetare në koordinim me institucionet e OKB-së dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Ajo shtoi se Turqia nuk ka synim për ndryshimin e demografisë së zonës së operacionit.

Ambasadorja potencoi se të burgosurit e DEASH-it për Turqinë si vend i vetëm që ka luftuar ballë për ballë në terren me këtë grup terrorist, kanë një rëndësi të madhe, duke shtuar se zgjidhja e vetme e qëndrueshme është që të gjithë luftëtarët e huaj të rikthehen në vendet e origjinës.

Ambasadorja turke theksoi se nga bashkësia ndërkombëtare presin që të mbështesin Turqinë në luftën e saj kundër organizatave terroriste. Kara tha se Turqia ashtu si në të kaluarën edhe pas kësaj do të vazhdojë me vendosmëri luftën ndaj çdo lloj organizate terroriste.

Turqia më 9 tetor nisi operacionin “Burimi i Paqes” për të siguruar kufijtë e saj duke eliminuar grupet terroriste atje, si dhe për të siguruar kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe integritetin territorial të Sirisë.

Ankaraja dëshiron të pastrojë Sirinë veriore në lindje të Eufratit nga terroristët e PKK-së dhe zgjatimin e saj sirian PYD/YPG.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE-ja, është përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnje.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.