BALLKANI

Sllovakia ratifikon protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO

Sllovakia u bë anëtari i njëmbëdhjetë i NATO-s që ratifikoi protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, i nënshkruar më 6 shkurt të këtij viti nga vendet anëtare

Admir Fazlagikj  | 04.04.2019 - Përdıtësım : 04.04.2019
Sllovakia ratifikon protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO

Shkup

Parlamenti sllovak sot miratoi Protokollin e Anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, transmeton Anadolu Agency (AA).

Me këtë, Sllovakia u bë anëtari i njëmbëdhjetë i NATO-s që ratifikoi protokollin.

"Parlamentet e Polonisë dhe Sllovakisë ratifikuan protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Shkojmë hap pas hapi drejt qëllimit - Republika e Maqedonisë së Veriut, anëtare e NATO-s", shkroi në profilin e saj në Facebook ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sekerinska.

Më herët gjatë ditës, protokolli u ratifikua edhe në Parlamentin e Polonisë.

Vendi i parë që ratifikoi Protokollin ishte Greqia, e ndjekur nga Sllovenia, Shqipëria, Bullgaria, Kroacia, Mali i Zi, Rumania, Lituania, Danimarka dhe sot Polonia dhe Sllovakia.

Vendet anëtare nënshkruan protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut më 6 shkurt të këtij viti.

Protokolli duhet të ratifikohet në parlamentet e të gjitha 29 vendeve anëtarë të Aleancës, në mënyrë që Maqedonia e Veriut zyrtarisht të bëhet anëtare e plotë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.