Shëndetësi, BALLKANI, Koronavirusi

Sllovakia në bllokim regjistron rekord të ri ditor të rasteve me COVID-19

Sllovakia konfirmoi 15.278 raste të reja të enjten, pothuajse 5.000 më shumë se rekordi i mëparshëm i vendosur më 23 nëntor. Qeveria urdhëroi një bllokim dy-javor që filloi më 25 nëntor

Ekip  | 03.12.2021 - Përdıtësım : 03.12.2021
Sllovakia në bllokim regjistron rekord të ri ditor të rasteve me COVID-19

Bratislavë

Rastet me COVID-19 në Sllovaki shënuan rekord ditor pavarësisht se vendi hyri në një bllokim kombëtar javën e kaluar, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria theksoi se Sllovakia konfirmoi 15.278 raste të reja të enjten, pothuajse 5.000 më shumë se rekordi i mëparshëm i vendosur më 23 nëntor. Qeveria urdhëroi një bllokim dy-javor që filloi më 25 nëntor.

Megjithatë, ministria ia atribuoi madhësinë e rritjes më të fundit ditore disa rezultateve të testimit që nuk arritën nga laboratorët në sistemin e informacionit të martën, ato rezultate iu shtuan raportit të së enjtes, tha ai.

Të dhëna të tjera konfirmuan se infeksionet janë në rritje në Sllovaki. Vendi regjistroi 61.515 raste të reja në shtatë ditët e fundit, krahasuar me 57.992 javën e kaluar.

Nën bllokimin, qytetarët lejohen të largohen nga shtëpitë e tyre vetëm për arsye specifike ndërsa ata që janë të pavaksinuar dhe nuk janë shëruar nga COVID-19 u kërkohet të testohen për virusin.

Parlamenti i Sllovakisë po debaton një propozim të qeverisë për t'u paguar personave 60-vjeç e lart një bonus prej 500 eurosh nëse vaksinohen kundër COVID-19.

Vendi ka një nga nivelet më të ulëta të vaksinimit në Bashkimin Evropian, me vetëm 46.3 për qind të popullsisë 5.5 milionëshe.

Sllovakia ka raportuar gjithsej 712 mijë raste me COVID-19 dhe 14.696 vdekje si pasojë e pandemisë.




Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın