BALLKANI

Shtyhet vizita e planifikuar e kryeministrit bullgar në Maqedoninë e Veriut

Shefja e kabinetit të kryeministrit të Bullgarisë, Lena Borislavova, për shtypin tha se vazhdojnë problemet dypalëshe midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut

Ihvan Radoykov  | 16.05.2022 - Përdıtësım : 17.05.2022
Shtyhet vizita e planifikuar e kryeministrit bullgar në Maqedoninë e Veriut

Sofje

Njoftohet se vizita zyrtare e kryeministrit bullgar, Kiril Petkov, në Maqedoninë e Veriut, e planifikuar për më 22 maj, është shtyrë për shkak të problemeve dypalëshe, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shefja e kabinetit të kryeministrit të Bullgarisë, Lena Borislavova, për shtypin tha se vazhdojnë problemet dypalëshe midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Borislavova tha se nuk ka përparim në negociatat për të dyja marrëdhëniet dhe për këtë arsye kryeministri Petkov e shtyu vizitën e planifikuar në Maqedoninë e Veriut më 22 maj.

Duke theksuar se presin që të ndërmerren hapa pozitivë drejt kërkesave të tyre, Borislavova tha: "E vetmja gjë që qeveria bullgare dëshiron të shohë është që Maqedonia e Veriut të braktisë gjuhën e saj të urrejtjes dhe t'i japë fund diskriminimit kundër pakicave etnike bullgare që jetojnë në vend, tani e tutje hapat tanë do të jenë të tillë".

Kryetari i Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë të Parlamentit Bullgar, Dimitar Grdev, kujtoi mungesën e progresit në marrëdhëniet e tyre dypalëshe.

"Në vitin e fundit, marrëdhëniet dypalëshe janë përkeqësuar në mënyrë solide në vend që të përmirësohen", tha ai.

Pavarësisht marrëveshjes për fqinjësi të mirë dhe miqësi midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, ka dallime të mendimeve për historinë e përbashkët, gjuhën dhe diskutimet e bazuara në ideologji.

Bullgaria, anëtare e BE-së, po përdor të drejtën e vetos kundër fillimit të negociatave të Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE.

Ndërsa polemika e bazuar në pretendime të ndërsjella vazhdon në marrëdhëniet dypalëshe, më 25 janar, qeveritë e Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut u takuan përsëri për herë të parë pas një pauze 4-vjeçare dhe mbajtën një seancë të përbashkët.

Në takim, qeveritë ranë dakord që takimin e radhës ta mbajnë në Shkup në maj për të mbështetur përparimin e Maqedonisë së Veriut në procesin e anëtarësimit në BE.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.