BALLKANI, Koronavirusi

Shqipëri, vdes një tjetër person me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë në Spitalin Infektiv në Tiranë një paciente 85-vjeçare e konfirmuar me COVID-19

Fatjon Cuka  | 06.06.2020 - Përdıtësım : 06.06.2020
Shqipëri, vdes një tjetër person me COVID-19

Tiranë

Në Shqipëri ka ndërruar jetë edhe një tjetër person i diagnostifikuar me koronavirusin e ri (COVID-19), duke e rritur numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 34, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë në Spitalin Infektiv në Tiranë një paciente 85-vjeçare e konfirmuar me COVID-19.

Sipas ministrisë, e moshuara kishte edhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese dhe është viktima e 34-të nga koronavirusi.

Kujtojmë se që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë konfirmuar 1.212 raste pozitive me koronavirus, përfshirë edhe personat që kanë ndërruar jetë, ku mes tyre 910 janë shëruar.

Për shkak të COVID-19 në Shqipëri vazhdon gjendja e fatkeqësisë natyrore, ndërkohë ka filluar edhe lehtësimi i disa masave që u vendosën në të gjithë vendin.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın