BALLKANI, Koronavirusi

Shqipëri, rritet në 7 numri i të vdekurve nga koronavirusi

Në njoftimin zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale thuhet se ka ndërruar jetë gjatë mbrëmjes një paciente 85-vjeçare nga Tirana

Fatjon Cuka  | 27.03.2020 - Përdıtësım : 27.03.2020
Shqipëri, rritet në 7 numri i të vdekurve nga koronavirusi

Tiranë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se në Shqipëri ka ndërruar jetë edhe një tjetër person i prekur nga koronavirusi i ri (COVID-19), ndërsa numri i përgjithshëm të vdekurve është rritur në 7, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin zyrtar të ministrisë thuhet se ka ndërruar jetë gjatë mbrëmjes së sotme një paciente 85-vjeçare nga Tirana.

“Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për disa orë, ajo nuk arriti të mbijetojë. E moshuara vuante nga disa sëmundje kronike dhe u konfirmua me COVID-19 në Spitalin Infektiv. 85-vjeçarja është viktima e 7 e prekur nga COVID-19 në Shqipëri”, theksohet në njoftim.

Ndërkohë, numri i rasteve të konfirmuara me koronavirusin e ri në Shqipëri është 174, përfshirë edhe personat që kanë ndërruar jetë, ndërsa 17 prej tyre janë shëruar.

Kujtojmë se Këshilli i Ministrave i Shqipërisë ka vendosur shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në gjithë vendin për shkak të koronavirisit, ku sipas Kushtetutës së Shqipërisë mund të vendosen masa të jashtëzakonshme.

Institucionet në Shqipëri aktualisht kanë marrë masa të shumta kundër përhapjes së koronavirusit të ri, ku përveç mbylljes së institucioneve arsimore, është vendosur edhe ndalimi i hyrjeve me vendet fqinje për udhëtarët, pezullimi i fluturimeve me disa vende, pezullimi i transportit urban dhe i qarkullimit të automjeteve private, pezullimi i aktiviteteve futbollistike dhe kufizimi i lëvizjes së qytetarëve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın