BALLKANI

Shqipëri, promovohet festivali "TEKNOFEST 2020"

Aplikimet për pjesëmarrje në festival mund të bëhen në bashkëpunim me Institutin "Yunus Emre" deri më 28 shkurt

Fatjon Cuka  | 21.02.2020 - Përdıtësım : 22.02.2020
Shqipëri, promovohet festivali "TEKNOFEST 2020"

Tiranë

Në qytetin e Shkodrës është prezantuar programi lidhur me aplikimet për pjesëmarrje në Festivalin e Aviacionit, Hapësirës dhe Teknologjisë - TEKNOFEST, i cili këtë vit do të organizohet për herë të tretë në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Fillimisht u organizua konferenca për mediat në ambientet e Institutit "Yunus Emre" Shkodër me pjesëmarrjen e drejtorit të institutit Zafer Kıyıcı dhe drejtorit të Fondacionit T3, Ömer Kökçam.

Kökçam theksoi gjatë fjalës së tij se festivali filloi në vitin 2017 në Turqi dhe sipas tij synimi parësor gjatë promovimit të këtij festivali teknologjik është arritja e një pjesëmarrje sa më të gjerë.

"Pretendohet të ketë një pjesëmarrje që i tejkalon edhe parashikimet. Në konkurset e TEKNOFEST mund të marrin pjesë, mund të aplikojnë të jenë konkurrentë nxënës nga arsimi fillor, 9-vjecar, i mesëm, i lartë, të diplomuar profesionistë, inxhinierë, që janë të interesuar dhe talentuar në fushat përkatëse të teknologjisë", tha Kökçam.

Ai tha me tej se "Ne i mirëpresim dhe do të na gëzonin shumë aplikimet dhe pjesëmarrja, konkurrimi i nxënësve, studentëve, të diplomuarve dhe profesionistëve nga Shqipëria".

Më pas prezantimi vazhdoi në Pallatin e Sportit "Qazim Dervishi" në Shkodër me pjesëmarrjen e të rinjve dhe qytetarëve të tjerë të interesuar.

Gjatë fjalës në programin në pallatin e sportit drejtori i Institutit "Yunus Emre" Shkodër, Zafer Kıyıcı, tha se festivali TEKNOFEST që synon që Turqia të shndërrohet në një shoqëri që prodhon teknologji, mbështetet nga shumë kompani teknologjie, institucione dhe universitete nën ekzekutivin e Fondacionit T3 dhe Ministrinë e Industrisë dhe Teknologjisë së Turqisë.

"Festivali TEKNOFEST 2020, është festivali i parë dhe i vetëm i Turqisë në aviacion, hapësirë dhe teknologji, i cili organizohet nga Fondacioni T3 dhe Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Turqisë. Mbështetet nga institucionet që luajnë rol kritikë në aspektin e zhvillimit të teknologjisë kombëtare të Turqisë", tha Kıyıcı.

Gjatë ditës së sotme, në kuadër të këtij promovimi, drejtori i Institutit "Yunus Emre" Shkodër, Zafer Kıyıcı dhe drejtori i Fondacionit T3, Ömer Kökçam, realizuan një takim me kryetaren e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi.

Aplikimet për pjesëmarrje në festival mund të bëhen në bashkëpunim me Institutin "Yunus Emre" deri më 28 shkurt.

Festivali organizohet nga Fondacioni i Ekipit të Teknologjisë (Fondacioni T3) të Turqisë dhe Instituti "Yunus Emre" nën kujdesin e Presidencës së Turqisë, ndërsa mbështetet edhe nga Projekti i Bashkëpunimit Akademik dhe Shkencor të Turqisë (TABIP).

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın