BALLKANI

Shqipëri, prezantohet portali i mësimit të gjuhës turke

Sakoğlu, koordinator i arsimit pranë Instituti "Yunus Emre" në Tiranë, tha se për këtë lloj sistemi, i cili ka filluar të projektohet në vitin 2013, janë studiuar sistemet e ngjashme për mësimin e gjuhëve të huaja

Saimir Alija  | 18.04.2019 - Përdıtësım : 19.04.2019
Shqipëri, prezantohet portali i mësimit të gjuhës turke ( Olsi Shehu - Anadolu Agency )

Tira

Instituti "Yunus Emre" në Tiranë prezantoi portalin e mësimit të gjuhës turke (https://learnturkish.com/) dhe organizoi ndarjen e certifikatave për kursantët që kanë ndjekur kurset e turqishtes, raporton Anadolu Agency (AA).

Të pranishëm në këtë aktivitet të organizuar në zyrat e Institutit “Yunus Emre” në Tiranë, ishin drejtori Ömer Osman Demirbaş, mësimdhënës të gjuhës turke, studentë dhe të ftuar të tjerë.

Oğuzhan Sakoğlu, koordinator i arsimit pranë Instituti "Yunus Emre" në Tiranë, duke prezantuar portalin tha se për këtë lloj sistemi, i cili ka filluar të projektohet që në vitin 2013, janë studiuar sistemet e ngjashme për mësimin e gjuhëve të huaja.

“Portali ka hyrë në përdorim në shkurt të vitit 2017 dhe tani janë të regjistruar 223 mijë përdorues nga 195 vende të ndryshme. I gjithë përdorimi i sistemit është pa pagesë. Ndërsa për periudhën në vazhdim rubrikat shtesë si mësime online apo mbështetje nga mësuesit do të jenë me pagesë”, tha Sakoğlu.

Sipas tij, është planifikuar që shumë shpejt të aktivizohet në sistem edhe rubrika mbështetja e mësuesit.

“Nga ana tjetër vazhdon puna për zgjerimin e sistemit me rubrika të tjera si mësime online, mësime video, moduli i shprehive”, u shpreh Sakoğlu.

Në fund të aktivitetit u ndanë certifikatat për 24 kursantë që kanë ndjekur kurset e gjuhës turke në nivele të ndryshme pranë Institutit "Yunus Emre" në Tiranë.

Ndërkohë, drejtori i Institutit “Yunus Emre” në Tiranë, Ömer Osman Demirbaş, shpërndau disa nga certifikatat, ndërsa përshëndeti edhe të pranishmit.

Që nga viti 2009 kur u hap Instituti “Yunus Emre” në Tiranë e deri më sot, janë rreth 1.730 persona që kanë ndjekur kursin e gjuhës turke pranë këtij instituti, ndërsa aktualisht 90 kursantë vazhdojnë kursin e turqishtes.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın