BALLKANI

Shqipëri, një i vdekur dhe 8 raste të tjera të reja me COVID-19

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 132.469

Fatjon Cuka  | 15.06.2021 - Përdıtësım : 16.06.2021
Shqipëri, një i vdekur dhe 8 raste të tjera të reja me COVID-19

Tiranë

Shqipëria ka regjistruar tetë raste të tjera me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë një person ka ndërruar jetë në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 132.469.

Ndërkohë, numri i të vdekurve në vend është gjithsej 2.454.

Gjithashtu janë shëruar 14 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129.879 dhe raste aktive aktualisht janë 136.

Institucionet shëndetësore kanë kryer edhe 3.375 testime të tjera, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 762.976 testime për personat e dyshuar me COVID-19.

Sipas ministrisë, që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 842.535 doza të vaksinës ndaj COVID-19, ku prej tyre 334.771 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın