Shëndetësi, BALLKANI, Koronavirusi

Shqipëri, një i vdekur dhe 57 raste të reja me COVID-19

Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 131.723, prej të cilëve 2.412 persona kanë vdekur

Fatjon Cuka  | 09.05.2021 - Përdıtësım : 10.05.2021
Shqipëri, një i vdekur dhe 57 raste të reja me COVID-19

Tiranë

Në Shqipëri vazhdon trendi i uljes së numrit të rasteve të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), pasi në 24 orët e fundit është regjistruar një i vdekur dhe 57 raste pozitive, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 131.723, prej të cilëve 2.412 persona kanë vdekur, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Gjithashtu janë shëruar 963 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 117.089 dhe raste aktive aktualisht janë 12.222.

Ndërkohë, janë kryer edhe 1.952 testime të tjera, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 658.828 testime për personat e dyshuar me COVID-19.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın