BALLKANI, Koronavirusi

Shqipëri, një i vdekur dhe 30 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 132.952

Fatjon Cuka  | 28.07.2021 - Përdıtësım : 28.07.2021
Shqipëri, një i vdekur dhe 30 raste të reja me COVID-19

Tiranë

Shqipëria gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 30 raste të tjera me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë, pas disa javësh një person ka ndërruar jetë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 132.952.

Ndërkohë, me vdekjen e fundit, numri i viktimave në vend nga virusi është rritur gjithsej në 2.457.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 8 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130.174, dhe raste aktive aktualisht janë 321.

Institucionet shëndetësore në vend kanë kryer edhe 3.316 testime të reja, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 889.044 testime për personat e dyshuar me COVID-19.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın