BALLKANI

Shqipëri, mbahet bashkëbisedim me shkrimtarin turk Furkan Çaliskan

Në aktivitetin e organizuar në kuadër të edicionit të 28-të të panairit të librit "Tirana 2025", ishin të pranishëm përfaqësues të institucioneve turke, studiues, shkrimtarë, studentë dhe nxënës

Fatjon Cuka  | 14.11.2025 - Përdıtësım : 14.11.2025
Shqipëri, mbahet bashkëbisedim me shkrimtarin turk Furkan Çaliskan Foto: Olsi Shehu/AA

Tiranë

Instituti "Yunus Emre" - Tiranë ka organizuar një bashkëbisedim me shkrimtarin dhe botuesin turk Furkan Çaliskan, në kuadër të edicionit të 28-të të panairit të librit "Tirana 2025", raporton Anadolu.

Në aktivitetin e organizuar në ambientet e institutit ishin të pranishëm përfaqësues të institucioneve turke, studiues, shkrimtarë, studentë dhe nxënës.

Drejtori i Institutit "Yunus Emre" për Shqipërinë, Oguzhan Sakoglu, në fjalën e tij në hapje të aktivitetit tha se në kuadër të panairit të librit zhvillojnë aktivitete dhe për këtë qëllim kanë ftuar shkrimtarin Çaliskan.

Sakoglu foli edhe rreth aktivisteve institutit në vende të ndryshme. "Disa prej aktiviteteve tona janë programe të ndryshme, konferenca dhe prezantime me qëllim promovimin dhe prezantimin e kulturës turke. Patjetër që aktiviteti ynë kryesor është mësimi dhe promovimi i gjuhës turke", tha Sakoglu.

Shkrimtari Çaliskan fillimisht foli mbi formimin dhe krijimtarinë e tij.

"Babi im është historian dhe rinia ime ka kaluar nëpërmjet librave. Interesimi im i parë ka qenë për historinë, por duke analizuar dhe u thelluar zbulova se në fakt Turqia ka një gen poetik dhe shkrimtarë shumë të lartë, prandaj dhe kjo më ndihmoi të futesha në letërsi dhe të bëj një lidhje mes historisë dhe letërsisë", tha ai.

Duke folur për tërmetet dhe ndikimet e tyre në natyrë, Çaliskan tha se "Gjërat të cilat ne mund t’i perceptojmë apo duken për momentin si negative për neve, këto gjëra një poet i sheh nga këndvështrime të ndryshme për të nxjerrë ndjesi të tjera".

Ai tha se poezia është diçka që bëhet atëherë kur ndihet nevoja për të. "Nëse një poezi vlen për t’u shkruar, për t’i bërë mirë trurit dhe shpirtit të njeriut do të thotë që ajo është një poezi dhe krijimtari e suksesshme", tha Çaliskan.

Panairi i librit (12-16 nëntor) organizohet nën kujdesin Shoqatës së Botuesve Shqiptarë dhe me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës dhe institucioneve të tjera.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.