BALLKANI, Koronavirusi

Shqipëri, 7 të vdekur dhe 739 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 70.655 dhe numri i të vdekurve në 1.303

Fatjon Cuka  | 22.01.2021 - Përdıtësım : 23.01.2021
Shqipëri, 7 të vdekur dhe 739 raste të reja me COVID-19

Tiranë

Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistruar 7 të vdekur dhe 739 raste të tjera pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 70.655 dhe numri i të vdekurve në 1.303.

Sipas ministrisë, në orët e fundit janë shëruar 469 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 42.895 dhe raste aktive janë 26.457.

Aktualisht, në spitalet COVID po trajtohen 274 pacientë të konfirmuar pozitivë me koronavirus.

Institucionet shëndetësore në 24 orët e fundit kanë kryer 3.314 testime dhe që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 327.774 testime.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın