BALLKANI, Koronavirusi

Shqipëri, 6 viktima dhe 143 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë realizuar 650 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19 dhe rastet më të larta janë regjistruar në Tiranë

Saimir Alija  | 15.08.2020 - Përdıtësım : 16.08.2020
Shqipëri, 6 viktima dhe 143 raste të reja me COVID-19

Tiranë

Në Shqipëri janë regjistruar 143 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe 6 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e përditshëm të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, është bërë e ditur se numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në Shqipëri është rritur në 7.260 dhe numri i të vdekurve në 225.

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë realizuar 650 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19 dhe rastet më të larta janë regjistruar në Tiranë.

Sipas të dhënave të ministrisë, në 24 orët e fundit janë shëruar 51 qytetarë, duke e çuar në 3.746 numrin e të shëruarve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e Shqipërisë i rikujton qytetarëve se vendosja e maskës në ambientet e mbyllura është e detyrueshme dhe se moszbatimi i kësaj mase është e dënueshme sipas aktit normativ në fuqi.

Në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 49.801 testime dhe Instituti i Shëndetit Publik vazhdon punën në terren për rastet e dyshuara me koronavirus.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın