Shqipëri, 3 të vdekur dhe 89 raste të reja me COVID-19
Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 131.666, prej të cilëve 2.411 persona kanë vdekur
Tiranë
Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 3 të vdekur dhe 89 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 131.666, prej të cilëve 2.411 persona kanë vdekur, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Gjithashtu janë shëruar 873 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 116.126. Raste aktive aktualisht janë 13.129.
Ndërkohë, janë kryer edhe 4.516 testime të tjera, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 656.876 testime për personat e dyshuar me COVID-19.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.