BALLKANI, Koronavirusi

Shqipëri, 23 raste të reja me COVID-19

Që nga fillimi i pandemisë janë gjithsej 1.122 raste të konfirmuara në Shqipëri, prej të cilëve aktualisht janë 232 persona aktivë me COVID-19

Fatjon Cuka  | 30.05.2020 - Përdıtësım : 30.05.2020
Shqipëri, 23 raste të reja me COVID-19

Tiranë

Në Shqipëri janë regjistruar edhe 23 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), duke e rritur numrin e përgjithshëm të rasteve në 1.122, transmeton Anadolu Agency(AA).

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 229 qytetarë si të dyshuar të prekur me COVID-19 dhe rastet e reja pozitive janë konfirmuar në Tiranë, Mat, Lushnje, Durrës, Krujë dhe Librazhd.

“Që nga fillimi janë 1.122 raste të konfirmuara, prej të cilëve aktualisht janë 232 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Durrës dhe Krujë”, thuhet në njoftim.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 6 qytetarë, duke e rritur në 857 numrin e të shëruarve. Deri tani në Shqipëri janë kryer gjithsej 15.950 testime, ndërkohë 33 persona kanë humbur jetën nga COVID-19, që nga fillimi i pandemisë.

Për shkak të COVID-19 në Shqipëri vazhdon gjendja e fatkeqësisë natyrore, ku janë në fuqi disa nga masat, ndërsa prej disa javësh ka filluar zbatimi i strategjisë së rihapjes dhe lehtësimit të masave për qytetarët dhe bizneset.

Nga data 1 qershor, do të lejohet lëvizja e qytetarëve dhe automjeteve në gjithë territorin e vendit, do të rihapen çerdhet dhe kopshtet publike dhe private, kufijtë tokësorë, kampionatet sportive pa praninë e publikut, si dhe do të hapen parqet, qendrat e formimit arsimor, kulturor dhe qendrat e internetit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın