BALLKANI, Koronavirusi

Shqipëri, 21 të vdekur dhe 952 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 107.167 dhe numri i të vdekurve në 1.796

Fatjon Cuka  | 28.02.2021 - Përdıtësım : 01.03.2021
Shqipëri, 21 të vdekur dhe 952 raste të reja me COVID-19

Tiranë

Në Shqipëri janë regjistruar edhe 21 të vdekur dhe 952 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 107.167 dhe numri i të vdekurve në 1.796.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 804 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 69.773 dhe raste aktive janë 35.598.

Institucionet shëndetësore kanë kryer edhe 3.805 testime të tjera dhe që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 466.785 testime për personat e dyshuar për COVID-19.

Ndërkohë në vend vazhdon procesi i vaksinimit dhe sipas ministrisë që nga fillimi i këtij procesi janë kryer 13.495 vaksina.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın