BALLKANI, Koronavirusi

Shqipëri, 18 të vdekur dhe 801 raste të reja me COVID-19

Që nga fillimi i pandemisë, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend është rritur në 41.302 dhe numri i të vdekurve në 870, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Fatjon Cuka  | 04.12.2020 - Përdıtësım : 05.12.2020
Shqipëri, 18 të vdekur dhe 801 raste të reja me COVID-19

Tiranë

Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistruar 18 të vdekur dhe 801 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Që nga fillimi i pandemisë, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend është rritur në 41.302 dhe numri i të vdekurve në 870, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Sipas njoftimit të ministrisë, në ditën e fundit janë shëruar 490 pacientë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 20.974, ndërkohë numri i rasteve aktive është 19.458.

Në spitalet në Tiranë vazhdon trajtimi për qindra pacientë të prekur nga COVID-19.

Institucionet shëndetësore në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë kanë kryer gjithsej 199.326 testime për personat e dyshuar me koronavirus.

Ndërkohë në një deklaratë për mediat sot, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, tha se Qeveria e Shqipërisë ka siguruar 100 mijë teste të shpejta dhe sipas saj do të fillojnë të aplikohen duke filluar që nga data 7 dhjetor.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın