BALLKANI, Koronavirusi

Shqipëri, 12 raste të tjera të reja me COVID-19

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 132.449

Fatjon Cuka  | 12.06.2021 - Përdıtësım : 13.06.2021
Shqipëri, 12 raste të tjera të reja me COVID-19

Tiranë

Shqipëria ka regjistruar 12 raste të tjera me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë, asnjë person nuk ka ndërruar jetë në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 132.449.

Ndërkohë, numri i të vdekurve në vend është gjithsej deri tani 2.453.

Gjithashtu janë shëruar 19 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129.826, dhe raste aktive aktualisht janë 170.

Autoritetet shëndetësore kanë kryer edhe 2.916 testime të tjera, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 754.759 testime për personat e dyshuar me COVID-19.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın