BALLKANI

Shqipëria goditet nga një tërmet

Instituti i Gjeoshkencave i Shqipërisë ka njoftuar se tërmeti është regjistruar me epiqendër në Qarkun e Lezhës në një thellësi 20 kilometra

Fatjon Cuka   | 18.10.2021
Shqipëria goditet nga një tërmet Foto: AA/Arkiv

Tiranë

Shqipëria është goditur një tërmet me magitudë 4.5 ballë, ndërkohë paraprakisht nuk është raportuar nga autoritetet për dëme në njerëz, transmeton Anadolu Agency (AA).

Instituti i Gjeoshkencave i Shqipërisë ka njoftuar se tërmeti është regjistruar me epiqendër në Qarkun e Lezhës në një thellësi 20 kilometra.

Ndërkohë, tërmeti është ndjerë edhe në disa qytet të tjera të vendit, ndërsa banorët në Lezhë kanë dalë në ambient të hapur për shkak të panikut të shkaktuar nga lëkundjet.

Paraprakisht autoritetet në vend nuk kanë njoftuar për njerëz të lënduar nga tërmeti apo për dëme materiale.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın