Kulturë, BALLKANI

Shqipëri, fillon edicioni i 10-të i Festivalit Ndërkombëtar të Xhazit

Me mbështetjen e Institutit "Yunus Emre" Tiranë, nga Turqia merr pjesë grupi "Duo Yarkın" me artistët Nağme Yarkın dhe Baturay Yarkın, të cilët performuan për artdashësit në natën e parë të festivalit

Fatjon Cuka   | 16.09.2021
Shqipëri, fillon edicioni i 10-të i Festivalit Ndërkombëtar të Xhazit Foto: Olsi Shehu / AA

Tiranë

Në Shqipëri ka filluar edicioni i 10-të i Festivalit Ndërkombëtar të Xhazit “Jazz in Abania", me pjesëmarrjen e grupeve muzikore nga vende të ndryshme, raporton Anadolu Agency (AA).

Me mbështetjen e Institutit "Yunus Emre" Tiranë, nga Turqia merr pjesë grupi "Duo Yarkın" me artistët Nağme Yarkın dhe Baturay Yarkın, të cilët performuan për artdashësit në natën e parë të festivalit.

Të mbledhur në ambientet e një bari në Tiranë, të pranishmit kanë ndjekur performancën muzikore të grupit nga Turqia, të cilët do jenë pjesë e këtij edicioni edhe në ditët në vazhdim.

Përveç Tiranës, artdashësit shqiptarë do të ndjekin perfomancat muzikore edhe në qytete të tjera të Shqipërisë për disa ditë me radhë.

Ndërkohë, si pjesë e këtij edicioni janë parishikuar edhe aktivitete të tjera dhe prezantime të ndryshme mes artistëve pjesëmarrës.

Në këtë edicion, i cili mbahet në datat 16-19 shtator, marrin pjesë grupe muzikore nga Shqipëria, Turqia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Suedia, Franca, Gjermania, Greqia dhe Izraeli.

Ky edicion organizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë, Bashkisë së Tiranës dhe disa ambasadave dhe institucioneve të tjera.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın