BALLKANI

Shqipëri, bashkëbisedim me shkrimtarin turk Tarık Tufan

Bashkëbisedim me shkrimtarin turk Tarık Tufan, u organizuar në ambientet e Institutit "Yunus-Emre"-Tiranë, me pjesëmarrjen e zyrtarëve të institucioneve turke, shkrimtarëve, studiuesve dhe studentëve

Fatjon Cuka   | 06.07.2022
Shqipëri, bashkëbisedim me shkrimtarin turk Tarık Tufan Foto: Olsi Shehu/AA

Tiranë

Në Shqipëri është organizuar një bashkëbisedim me shkrimtarin turk Tarık Tufan, me pjesëmarrjen e zyrtarëve të institucioneve turke, shkrimtarëve, studiuesve dhe studentëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Në bashkëbisedimin e organizuar në ambientet e Institutit "Yunus-Emre" - Tiranë ishin të pranishëm ambasadori turk në Tiranë, Tayyar Kağan Atay, drejtori i Institutit "Yunus-Emre"-Tiranë, Ömer Osman Demirbaş, kryetari i Institutit të Gjuhës Turke, Gürer Gülsevin, drejtues i Institucionit të Lartë të Kulturës, Gjuhës dhe Historisë Atatürk, Muhammet Hekimoğlu dhe drejtori i Shtëpisë Botuese “Fan Noli” nga Shqipëria, Rexhep Hida.

Ambasadori Atay në fjalën e tij tha se kanë hyrë në fazën e dytë të Javës së Kulturës Turke.

"Është një kënaqësi shumë e veçantë për mua që të jem sot i pranishëm në këtë atmosferë të këndshme. Në mesin tonë kemi mysafirë të nderuar, shkrimtarë të nderuar të cilët vijnë nga Republika e Türkiyes, pikërisht për këtë aktivitet dhe i vlerësojmë shumë për pjesëmarrjen e tyre", u shpreh Atay.

Shkrimtari Tufan u shpreh se atmosfera e këndshme që është krijuar në Shqipëri e përfshin "në një botë mjaft të thellë shpirtërore".

"Ne jemi përfshirë tashmë të gjithë së bashku në brendësinë e të njëjtës botë shpirtërore dhe të njëjtit mentalitet shpirtëror. Janë ndodhitë ato që i bashkojnë njerëzit, ato të cilët janë lexuesit e mirëfilltë, lexuesit e rregullt dhe të kujdesshëm, pikërisht me shkrimtarin, me autorin. Ne jemi pjesë e të njëjtës ndodhi. Janë ndjesitë tona, janë dhimbjet tona, janë ato plagët tona që përjetojmë dhe të gjitha këto ndjesi dhe të gjithë këto emocione, përjetime ne na afrojnë më shumë me njëri-tjetrin", tha Tufan.

Tufan theksoi se bashkimi dhe afrimiteti dhe lidhja e afërt e njerëzve me njëri-tjetrin bëhet e mundur nëpërmjet rrëfimit të ndodhive të përbashkëta, duke shtuar se këtë e qua "një farefisni shpirtërore mes njerëzve". "Kur kaloj në atë lidhjen e drejtpërdrejtë me lexuesit shqiptarë, ku një pjesë e mirë më kanë kontaktuar edhe pas botimit të librave unë kam vënë re diçka shumë të rëndësishme që zemrat tona janë vërtet të unifikuara, janë të bashkuara me njëra-tjetrën", tha Tufan.

Prof. Asoc. Dr Lindita Xhanari Latifi, albanologe, përkthyese e letërsisë turke dhe drejtoreshë e Institutit të Studimeve Ballkanike në Universitetin New York në Tiranë tha se personalisht është njohur shumë herët me letërsinë turke dhe si ndjekëse e vullnetshme e letërsisë turke shtoi ajo është e pasionuar pas saj.

"Iu them studentëve të pranishëm se sot duhet të jenë të kënaqur që falë Javës Kulturore Turke po njihen me një nga shkrimtarët më interesant të Turqisë. Romanet e tij janë përkthyer në mjaft gjuhë të botës, e një ndër këta gjuhë është gjuha shqipe", tha Latifi.

Një fjalë përshëndetëse në aktivitet mbajti edhe drejtori i Institutit "Yunus-Emre"-Tiranë, Ömer Osman Demirbaş.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın