BALLKANI, Koronavirusi

Shqipëri, 9 të vdekur dhe qindra raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë është rritur në 198.732, ndërsa numri i të vdekurve në 3.077

Ekip   | 26.11.2021
Shqipëri, 9 të vdekur dhe qindra raste të reja me COVID-19 Foto: AA/Arkiv

Tiranë

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë regjistruar 9 të vdekur dhe 440 raste të tjera me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë është rritur në 198.732, ndërsa numri i të vdekurve në 3.077.

Ndërkohë, në të gjithë vendin janë shëruar 539 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 188.045.

Raste aktive aktualisht janë 7.610, ndërsa 150 persona të infektuar po marrin trajtim në spital.

Në Shqipëri janë kryer edhe 2.902 testime të reja dhe deri më tani janë kryer gjithsej 1.385.581 testime për personat e dyshuar me koronavirus.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın