BALLKANI, Koronavirusi

Shqipëri, 9 të vdekur dhe 217 raste të reja me COVID-19

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë është rritur në 178.188, ndërsa numri i të vdekurve në 2.829

Fatjon Cuka   | 18.10.2021
Shqipëri, 9 të vdekur dhe 217 raste të reja me COVID-19 Foto: AA/Arkiv

Tiranë

Shqipëria ka regjistruar gjatë 24 orëve të fundit 9 të vdekur dhe 217 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë është rritur në 178.188, ndërsa numri i të vdekurve në 2.829.

Në të gjithë vendin janë shëruar edhe 202 persona, duke e çuar numrin e të shëruarve në 169.085, ndërsa raste aktive aktualisht janë 6,274.

Institucionet shëndetësore kanë kryer edhe 2.522 testime të reja, ndërsa janë kryer gjithsej 1.261.888 testime për personat e dyshuar me koronavirus.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın