Shëndetësi, BALLKANI, Koronavirusi

Shqipëri, 6 të vdekur dhe 942 raste të reja me COVID-19

Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 160.365, ndërkohë numri i të vdekurve në gjithë vendin është rritur në 2.563

Fatjon Cuka   | 16.09.2021
Shqipëri, 6 të vdekur dhe 942 raste të reja me COVID-19

Tiranë

Shqipëria gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 6 vdekje dhe 942 raste të tjera me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 160.365, ndërkohë, numri i të vdekurve në gjithë vendin është rritur në 2.563.

Ndërkohë janë shëruar edhe Janë shëruar 832 persona gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 144.954, dhe raste aktive aktualisht janë 12.848.

Institucionet shëndetësore në Shqipëri kanë kryer edhe 5723 testime të reja, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 1.137.276 testime për personat e dyshuar me COVID-19.

Sipas ministrisë, në vend vijon vaksinimi masiv në pikat e përqendruara të vaksinimit, në qendrat shëndetësore, poliklinika si dhe nëpërmjet njësive të lëvizshme në komunitet.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın