BALLKANI, Koronavirusi

Shqipëri, 6 të vdekur dhe 2.670 raste të reja me COVID-19

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 244.182 dhe numri i të vdekurve në 3.292

Saimir Alija   | 21.01.2022
Shqipëri, 6 të vdekur dhe 2.670 raste të reja me COVID-19

Tiranë

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë regjistruar 6 të vdekur dhe 2.670 raste të tjera me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 244.182 dhe numri i të vdekurve në 3.292.

Në gjithë vendin janë shëruar 2.152 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 216.785.

Aktualisht raste aktive janë 24.105, ndërsa dhjetëra persona të infektuar po vazhdojnë trajtimin në spital.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın