Shëndetësi, BALLKANI, Koronavirusi

Shqipëri, 6 të vdekur dhe 1.549 raste të reja me COVID-19

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 254.156 dhe numri i të vdekurve në 3.329

Saimir Alija   | 27.01.2022
Shqipëri, 6 të vdekur dhe 1.549 raste të reja me COVID-19

Tiranë

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë regjistruar 6 të vdekur dhe 1.549 raste të tjera me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 254.156 dhe numri i të vdekurve në 3.329.

Në gjithë vendin janë shëruar 1.794 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 227.629.

Aktualisht raste aktive janë 23.168, ndërsa dhjetëra persona të infektuar po vazhdojnë trajtimin në spital.

Në Shqipëri janë kryer edhe 5.662 testime të reja dhe deri më tani janë kryer gjithsej 1.648.753 testime për personat e dyshuar me koronavirus.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın