Shëndetësi, BALLKANI, Koronavirusi

Shqipëri, 25 raste të reja me COVID-19

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 132,853

Fatjon Cuka   | 24.07.2021
Shqipëri, 25 raste të reja me COVID-19

Tiranë

Shqipëria gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 25 raste të tjera me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë, asnjë person nuk ka ndërruar jetë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 132.853.

Ndërkohë, numri i të vdekurve në vend nga virusi vazhdon të mbetet gjithsej 2.456.

Gjithashtu janë shëruar 7 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130.125 dhe raste aktive aktualisht janë 272.

Institucionet shëndetësore në vend kanë kryer edhe 4.063 testime të reja, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 875.262 testime për personat e dyshuar me COVID-19.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın