BALLKANI, Koronavirusi

Shqipëri, 10 të vdekur dhe qindra raste të reja me COVID-19

Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 167.354, ndërsa numri i të vdekurve në 2.629, sipas të dhënëve nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Fatjon Cuka   | 25.09.2021
Shqipëri, 10 të vdekur dhe qindra raste të reja me COVID-19

Tiranë

Shqipëria ka regjistruar 10 të vdekur dhe 664 raste të tjera me koronavirusin e ri (COVID-19) gjatë 24 orëve të fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 167.354, ndërsa numri i të vdekurve në 2.629, sipas të dhënëve nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Gjithashtu janë shëruar edhe 866 persona gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 152.780

Në gjithë vendin raste aktive me COVID-19 aktualisht janë 11.945 dhe në spitale po marri trajtim qindra pacientë.

Institucionet shëndetësore në Shqipëri kanë kryer edhe 4.875 testime të reja, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 1.181.470 testime për personat e dyshuar me koronavirus.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın