BALLKANI, Koronavirusi

Shqipëri, 10 të vdekur dhe 826 raste të reja me COVID-19

Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 166.690, ndërsa numri i të vdekurve në 2.619

Fatjon Cuka   | 24.09.2021
Shqipëri, 10 të vdekur dhe 826 raste të reja me COVID-19

Tiranë

Shqipëria ka regjistruar 10 të vdekur dhe 826 raste të tjera me koronavirusin e ri (COVID-19) gjatë 24 orëve të fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 166.690, ndërsa numri i të vdekurve në 2.619.

Gjithashtu janë shëruar edhe 916 persona gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 151.914

Në të gjithë vendin raste aktive me COVID-19 aktualisht janë 12.157 dhe në spitale po marri trajtim qindra pacientë.

Institucionet shëndetësore në Shqipëri kanë kryer edhe 5.150 testime të reja, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 1.176.595 testime për personat e dyshuar me koronavirus.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın