BALLKANI, Koronavirusi

Shqipëri, vazhdon të rritet numri i të shëruarve nga COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, Shqipëria ka regjistruar 3 raste të tjera dhe janë shëruar 8 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129.903

Fatjon Cuka   | 18.06.2021
Shqipëri, vazhdon të rritet numri i të shëruarve nga COVID-19

Tiranë

Gjatë 24 orëve të fundit, Shqipëria ka regjistruar 3 raste të tjera me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë, asnjë person nuk ka ndërruar jetë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 132.484, ndërkohë, numri i të vdekurve është gjithsej 2.454.

Gjithashtu janë shëruar 8 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129.903 dhe raste aktive aktualisht janë 127.

Institucionet shëndetësore në vend kanë kryer edhe 3.027 testime të tjera, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 771.586 testime për personat e dyshuar me COVID-19.

Sipas ministrisë, vijon vaksinimi masiv dhe në total janë kryer 862.628 doza të vaksinës ndaj COVID-19, ndërkohë prej tyre 351.453 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın