BALLKANI

Shqipëri, shënohet rekord me 17 të vdekur nga COVID-19

Që nga fillimi i pandemisë, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend është rritur në 33.556 dhe numri i të vdekurve në 716, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Fatjon Cuka   | 23.11.2020
Shqipëri, shënohet rekord me 17 të vdekur nga COVID-19

Tiranë

Në Shqipëri janë regjistruar 17 të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19), një shifër rekord dhe 795 raste të reja në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Që nga fillimi i pandemisë, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend është rritur në 33.556 dhe numri i të vdekurve në 716, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Në orët e fundit në Shqipëri janë shëruar 388 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 16.230, ndërkohë raste aktive aktualisht janë 16.610.

Sipas ministrisë, aktualisht në spitalet në Tiranë po trajtohen qindra pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19 dhe pjesa tjetër e të prekurve vazhdojnë trajtimin në shtëpi.

Institucionet shëndetësore në Shqipëri kanë kryer gjithsej 175.200 testime për personat e dyshuar me koronavirus që nga fillimi i pandemisë.

Nga ana tjetër, Komiteti Teknik i Ekspertëve në një komunikim për mediat ka bërë të ditur se ka vendosur që universitetet do të vazhdojnë online procesin mësimor.

Në kuadër të masave kundër përhapjes së COVID-19 në Shqipëri janë të ndaluara konferencat, ceremonitë e festave, ceremonitë martesore dhe organizimet përtej atyre familjare të ceremonive mortore. Gjithashtu vazhdon kufizimi i lëvizjes së qytetarëve dhe ndalimi i aktiviteteve të bareve dhe restoranteve nga ora 22:00 deri në ora 06:00 në gjithë vendin.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın