BALLKANI

Shqipëri, një person i vdekur gjatë grabitjes në aeroport

Disa persona ende të paidentifikuar, me maska dhe armë pasi kanë thyer derën e rrethimit që përdoret nga shërbimet zjarrfikëse, kanë grabitur një sasi parash në pistën e avionëve, njoftoi Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shqipërisë

Fatjon Cuka   | 09.04.2019
Shqipëri, një person i vdekur gjatë grabitjes në aeroport

Tiranë

Një person ka mbetur i vdekur gjatë një grabitje të ndodhur në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, në Rinas, transmeton Anadolu Agency (AA). 

Në një njoftim nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shqipërisë thuhet se dyshohet se disa persona ende të paidentifikuar, me maska dhe armë pasi kanë thyer derën e rrethimit që përdoret nga shërbimet zjarrfikëse, kanë grabitur një sasi parash në pistën e avionëve. 

“Gjatë ndjekjes në një rrugë dytësore, autorët kanë shkëmbyer zjarr me policinë, ndërsa gjatë këtij shkëmbimi ka humbur jetën njëri prej autorëve të grabitjes. Policia ka gjetur ndërkohë dhe bllokuar një mjet furgon”, thuhet në njoftim. 

Policia nuk ka publikuar ende informacione rreth shumës së grabitur, ndërsa thekson se forcat speciale policore të ndihmuara nga një helikopter janë në ndjekje të autorëve të grabitjes.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın