BALLKANI

Shqipëri, largohen nga një zonë e banuar 74 predha të Luftës së Dytë Botërore

Xhenierët tanë larguan nga zona e banuar 74 predha të kalibrit 150 mm, secila me peshë rreth 50 kg, sipas vlerësimeve paraprake, të Luftës së Dytë Botërore, ka thënë Ministrja Xhaçka

Fatjon Cuka   | 09.09.2019
Shqipëri, largohen nga një zonë e banuar 74 predha të Luftës së Dytë Botërore

Tiranë

Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë larguar nga një zonë e banuar në Qarkun e Lezhës 74 predha, ku sipas vlerësimeve paraprake i përkasin periudhës së Luftës së Dytë Botërore, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Forcat e Armatosura parandaluan një tragjedi në Manati të Lezhës. Xhenierët tanë larguan nga zona e banuar 74 predha të kalibrit 150 mm, secila me peshë rreth 50 kg, sipas vlerësimeve paraprake, të Luftës së Dytë Botërore", ka shkruar në rrjetet sociale ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Olta Xhaçka.

Ndërkohë, predhat janë zhvendos për t’u asgjësuar në një poligon të posaçëm.

"Që prej fillimit të vitit, xhenierët e Forcave të Armatosura kanë kryer 75 operacione në të gjithë vendin, duke asgjësuar rreth 16 tonë municione të rrezikshme", ka theksuar ministrja Xhaçka.

Gjatë viteve të fundit në Shqipëri janë gjetur dhe asgjësuar dhjetëra predha të periudhës së Luftës së Dytë Botërore.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın