BALLKANI

Shqipëri, gjimnazi i Fondacionit Turk Maarif organizon ceremoninë e diplomimit

Drejtoresha e Gjimnazit "New York High School", Lidra Meidani, në fjalën e saj u dha nxënësve mesazhin se duhet të përpiqen të bëjnë më të mirën e mundshme, në çdo ditë të jetës së tyre

Fatjon Cuka   | 30.06.2020
Shqipëri, gjimnazi i Fondacionit Turk Maarif organizon ceremoninë e diplomimit Foto: Fondacioni Maarif

Tiranë

Gjimnazi "New York High School", që është pjesë e Fondacionit Turk Maarif në Shqipëri, organizoi ceremoninë e diplomimit të dhjetëra nxënësve të tij, transmeton Anadolu Agency(AA).

Në ceremoninë e mbajtur në ambientet e shkollës në Tiranë sipas protokolleve të përcaktuara për shkak pandemisë COVID-19 ishin të pranishëm mësuesit dhe nxënësit që u diplomuan këtë vit, ka njoftuar Zyra e Fondacionit Turk Maarif në Shqipëri.

Momentet emocionale u përjetuan nga 43 nxënësit e diplomuar duke lëshuar kapelat tradicionale dhe tullumbacet e bardha në qiell.

Sipas njoftimit, drejtoresha e Gjimnazit "New York High School", Lidra Meidani, në fjalën e saj u dha nxënësve mesazhin se duhet të përpiqen të bëjnë më të mirën e mundshme, në çdo ditë të jetës së tyre.

Administratori i shkollës, Mehmet Işıker, ka theksuar gjatë ceremonisë se ky diplomim është një hap i rëndësishëm, në rrugëtimin e jetës së nxënësve.

“Gjatë këtij udhëtimi është e mundur të dalin pengesa nga më të ndryshmet. E megjithatë, ajo çka ata duhet të bëjnë është që, gjithmonë të shohin përpara drejt së ardhmes dhe vazhdimisht të përmirësojnë vetveten", është shprehur Işıker.

Fondacioni Turk Maarif administron disa institucione arsimore në Shqipëri, si Universitetin New York Tirana , gjimnazet "New York High School" dhe "IMSA High School Elbasan", shkollën 9-vjeçare "New York Basic Education" dhe kopshtin "IMSA Farm-Kindergarten".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın