BALLKANI

Shqipëri, arrestohet një shtetas rus për "pjesëmarrje në organizatë terroriste"

Në njoftimin nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shqipërisë thuhet se ky shtetas ka ardhur si emigrant i paligjshëm në Shqipëri dhe ishte shpallur në kërkim nga Interpol Moska

Fatjon Cuka   | 12.07.2019
Shqipëri, arrestohet një shtetas rus për "pjesëmarrje në organizatë terroriste"

Tiranë

Policia e Shqipërisë ka arrestuar një shtetas rus të kërkuar për "Pjesëmarrje në organizatë terroriste", me qëllim ekstradimin drejt Rusisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shqipërisë thuhet se ky shtetas ka ardhur si emigrant i paligjshëm në Shqipëri dhe ishte shpallur në kërkim nga Interpol Moska.

"Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit, pas një pune disamujore, duke koordinuar veprimet me shërbimet ligjzbatuese partnere dhe ato të inteligjencës, lokalizoi, identifikoi dhe arrestoi me qëllim ekstradimin drejt Rusisë, shtetasin R. M., 34 vjeç, lindur dhe banues në Norilsk, Rusi", theksohet në njoftim.

Sipas policisë, i arrestuari në qershor të vitit 2013 është larguar nga Rusia për në Siri, ku i është “bashkuar një grupimi ilegal të armatosur, të ashtuquajtur ‘Shteti Islamik’ (DEASH), duke qenë pjesëmarrës aktiv në luftime kundër forcave qeveritare në Siri”.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın