BALLKANI

Shqipëri, arrestohet një person për “propagandë terroriste”

I arrestuari akuzohet për publikimin në rrjetet sociale të pamjeve filmike që sipas policisë nxisin dhe propagandojnë veprat penale me qëllime terroriste

Fatjon Cuka   | 15.04.2019
Shqipëri, arrestohet një person për “propagandë terroriste” Foto: AA/Arhiv

Tiranë

TIRANË (AA) - Policia e Shqipërisë ka arrestuar një person i cili akuzohet për publikimin në rrjetet sociale të pamjeve filmike që sipas policisë nxisin dhe propagandojnë veprat penale me qëllime terroriste, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shqipërisë thuhet se është arrestuar një 29 vjeçar i lindur në Krujë dhe banues në Tiranë.

“Ky shtetas në adresën e tij në Facebook ka publikuar dhe shpërndarë video e pamje filmike që nxisin dhe propagandojnë veprat penale me qëllime terroriste. Gjatë kontrollit të banesës se tij, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi fishekësh luftarak”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më tej theksohet se ky shtetas shqiptar është arrestuar nga specialistët e Drejtorisë së Antiterrorit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shqipërisë pas një hetimi dy vjeçar.

I arrestuar akuzohet për veprat penale “Stërvitja për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste”, “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın