Shëndetësi, BALLKANI, Koronavirusi

Shqipëri, 7 të vdekur dhe 238 raste të reja me COVID-19

Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 128.393, prej të cilëve 2.317 persona kanë vdekur

Fatjon Cuka   | 11.04.2021
Shqipëri, 7 të vdekur dhe 238 raste të reja me COVID-19

Tiranë

Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistruar 7 të vdekur dhe 238 raste të tjera pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 128.393, prej të cilëve 2.317 persona kanë vdekur.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 517 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 97.723 dhe raste aktive aktualisht janë 28.353.

Institucionet shëndetësore kanë kryer edhe 2.684 testime të tjera dhe që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 589.607 testime për personat e dyshuar për COVID-19.

Në Shqipëri vazhdon procesi i vaksinimit dhe që nga fillimi i këtij procesi në janar janë kryer mbi 256.848 vaksinime.

Lehtësohen masat

Ndërkohë, Komiteti Teknik i Ekspertëve, ka vendosur lehtësimin e disa masave në vend.

Sipas ministrisë, ky komitet ka vendosur zgjatjen e orës së qarkullimit të qytetarëve deri në orën 22:00, që më parë ishte deri në 20:00 si dhe rifillimin e fluturimeve me Britaninë e Madhe, duke filluar nga data 12 prill.

Sipas masave të reja, do të vazhdojë të mbetet në fuqi kufizimi i lëvizjes së qytetarëve dhe aktivitetit të bareve dhe restoranteve nga ora 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit, që do të jenë në fuqi për dy javët e ardhshme.




Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın