Shëndetësi, BALLKANI, Koronavirusi

Shqipëri, 6 të vdekur dhe 360 raste të reja me COVID-19

Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 128.155, prej të cilëve 2.310 persona kanë vdekur.

Fatjon Cuka   | 10.04.2021
Shqipëri, 6 të vdekur dhe 360 raste të reja me COVID-19

Albania

Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistruar 6 të vdekur dhe 360 raste të tjera pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 128.155, prej të cilëve 2.310 persona kanë vdekur.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 534 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 97.206 dhe raste aktive aktualisht janë 28.639.

Institucionet shëndetësore kanë kryer edhe 3.342 testime të tjera dhe që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 586.923 testime për personat e dyshuar për COVID-19.

Në Shqipëri vazhdon procesi i vaksinimit dhe deri tani janë kryer mbi 250.676 vaksinime për të moshuarit, mjekët, infermierët, stomatologët, farmacistët, arsimtarët, punonjësit e rendit dhe punonjësit e medias.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın