BALLKANI, Koronavirusi

Shqipëri, 5 të vdekur dhe qindra raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 69.916 dhe numri i të vdekurve në 1.296

Fatjon Cuka   | 21.01.2021
Shqipëri, 5 të vdekur dhe qindra raste të reja me COVID-19

Tiranë

Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistruar 5 të vdekur dhe 678 raste të tjera pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 69.916 dhe numri i të vdekurve në 1.296.

Në orët e fundit janë shëruar 457 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 42.426, dhe aktualisht raste aktive janë 26.194.

Aktualisht, në spitalet COVID po trajtohen 285 pacientë të konfirmuar pozitivë me koronavirus.

Institucionet shëndetësore në 24 orët e fundit kanë kryer 3.088 testime dhe që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 324.460 testime.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın