BALLKANI, Koronavirusi

Shqipëri, 4 viktima dhe 120 raste të reja me koronavirus

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë realizuar 510 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19 dhe rastet më të larta janë regjistruar në Tiranë

Saimir Alija   | 01.08.2020
Shqipëri, 4 viktima dhe 120 raste të reja me koronavirus Foto: AA/Arhiv

Tiranë

Në Shqipëri janë regjistruar 120 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe 4 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e përditshëm të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, është bërë e ditur se numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në Shqipëri është rritur në 5.396 dhe numri i të vdekurve në 161.

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë realizuar 510 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19 dhe rastet më të larta janë regjistruar në Tiranë.

Sipas të dhënave të ministrisë, në 24 orët e fundit janë shëruar 9 qytetarë, duke e çuar në 2.961 numrin e të shëruarve.

Në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 41.709 testime dhe Instituti i Shëndetit Publik vazhdon punën në terren për rastet e dyshuara me koronavirus.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın