BALLKANI, Koronavirusi

Shqipëri, 4 të vdekur dhe 302 raste të reja me COVID-19

Që nga fillimi i pandemisë, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend është rritur në 18.858 dhe numri i të vdekurve në 473, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Fatjon Cuka   | 24.10.2020
Shqipëri, 4 të vdekur dhe 302 raste të reja me COVID-19 ( Olsi Shehu - Anadolu Agency )

Tiranë

Në Shqipëri janë regjistruar 302 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe 4 persona kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Që nga fillimi i pandemisë, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend është rritur në 18.858 dhe numri i të vdekurve në 473, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 82 qytetarë, duke e rritur në 10.548 numrin e të shëruarve në vend dhe raste aktive aktualisht janë 7.837.

Sipas ministrisë, aktualisht në spitalet në Tiranë po trajtohen 264 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19.

Institucionet shëndetësore në Shqipëri kanë kryer gjithsej 115.710 testime për personat e dyshuar me koronavirus që nga fillimi i pandemisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın