BALLKANI, Koronavirusi

Shqipëri, 4 të vdekur dhe 159 raste te reja me COVID-19

Me rastet e reja, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në Shqipëri është rritur në 12.385 që nga fillimi i pandemisë dhe numri i të vdekurve në gjithsej 362

Fatjon Cuka   | 20.09.2020
Shqipëri, 4 të vdekur dhe 159 raste te reja me COVID-19

Tiranë

Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistruar 159 raste të reja me COVID-19 dhe 4 persona kanë ndërruar jetë, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Me rastet e reja, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në Shqipëri është rritur në 12.385 që nga fillimi i pandemisë dhe numri i të vdekurve në gjithsej 362.

Ndërkohë, 52 pacientë janë shëruar në orët e fundit, duke e rritur në 6.940 numrin e të shëruarve dhe aktualisht raste aktive janë 5.083.

Sipas ministrisë, aktualisht në spitalet në Tiranë po trajtohen 185 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19. 

Në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 79.730 testime për personat e dyshuar me koronavirus.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın