Shëndetësi, BALLKANI, Koronavirusi

Shqipëri, 3 të vdekur dhe 91 raste të reja me COVID-19

Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 131.510, prej të cilëve 2.406 persona kanë vdekur

Fatjon Cuka   | 06.05.2021
Shqipëri, 3 të vdekur dhe 91 raste të reja me COVID-19

Tiranë

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 3 të vdekur dhe 91 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 131.510, prej të cilëve 2.406 persona kanë vdekur, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Gjithashtu janë shëruar 894 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 114.362, dhe raste aktive aktualisht janë 14.742.

Ndërkohë, janë kryer edhe 2.818 testime të tjera, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 649.632 testime për personat e dyshuar me COVID-19.

Në vend vazhdon procesi i vaksinimit dhe që nga fillimi i këtij procesi janë kryer mbi 557.762 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın