BALLKANI, Koronavirusi

Shqipëri, 21 të vdekur dhe qindra raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 111.301 dhe numri i të vdekurve në 1.897

Fatjon Cuka   | 05.03.2021
Shqipëri, 21 të vdekur dhe qindra raste të reja me COVID-19

Tiranë

Në Shqipëri janë regjistruar 21 të vdekur dhe 780 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19) në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 111.301 dhe numri i të vdekurve në 1.897.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 757 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 73.610 dhe raste aktive janë 35.794.

Institucionet shëndetësore kanë kryer edhe 3.171 testime dhe që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 482.456 testime për personat e dyshuar për COVID-19.

Ndërkohë, në Shqipëri vazhdon procesi i vaksinimit dhe që nga fillimi i këtij procesi më 11 janar janë kryer 18.247 vaksina.

Sipas ministrisë, ka nisur trajnimi i 400 infermierëve, të cilët do të marrin pjesë në vaksinimin masiv të popullatës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın