BALLKANI, Koronavirusi

Shqipëri, 21 të vdekur dhe 851 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 109.674 dhe numri i të vdekurve në 1.856

Fatjon Cuka   | 03.03.2021
Shqipëri, 21 të vdekur dhe 851 raste të reja me COVID-19

Tiranë

Në Shqipëri janë regjistruar 21 të vdekur dhe 851 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19) në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 109.674 dhe numri i të vdekurve në 1.856.

Në orët e fundit janë shëruar 903 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 72.076 dhe raste aktive janë 35.742.

Sipas ministrisë, aktualisht në spitale po trajtohen qindra pacientë të konfirmuar pozitivë me koronavirus.

Institucionet shëndetësore kanë kryer edhe 3.149 testime të tjera dhe që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 476.017 testime për personat e dyshuar për COVID-19.

Ndërkohë, në Shqipëri vazhdon procesi i vaksinimit dhe që nga fillimi i këtij procesi janë kryer 15.793 vaksina.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın