BALLKANI, Koronavirusi

Shqipëri, 21 të vdekur dhe 777 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 112.078 dhe numri i të vdekurve në 1.918

Fatjon Cuka   | 06.03.2021
Shqipëri, 21 të vdekur dhe 777 raste të reja me COVID-19

Tiranë

Në Shqipëri janë regjistruar 21 të vdekur dhe 777 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19) në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale së Shqipërisë ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 112.078 dhe numri i të vdekurve në 1.918.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 742 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 74.352 dhe raste aktive janë 35.808.

Institucionet shëndetësore kanë kryer edhe 3.308 testime dhe që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 485.764 testime për personat e dyshuar për COVID-19.

Ndërkohë, në Shqipëri vazhdon procesi i vaksinimit dhe që nga fillimi i këtij procesi janar janë kryer 19.357 vaksina.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın